Këta janë fituesit për ribursim nga ATK 

Administrata Tatimore e Kosovës sot me datë 9 Gusht, ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM2 2018.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në Televizionin Publik, ku janë tërhequr katër numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017.  Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 1,540.

 

Numri Potencial Fitues 31 59 80 91
Fitues 854 549 98 39
Totali i fituesve 1,540

Qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat  e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në ueb faqe të ATK-së. Dorëzimi i pikove duhet të bëhet nga data 13 Gusht deri me datën 17 Gusht, nga ora 8:00- 16:00.