Këta janë burrat e rikthyer nga Siria

Mbrëmjën e kaluar 110 persona u rikthyen në Kosovë nga zonat e luftës në Siri.

Katër burra, 32 gra e 74 fëmijë perfshirë këtu 9 fëmijë që kanë humbur prinderit në luftë janë kthyer mbrëmë vonë me një aeroplan nga Turqia.

Katër prej tyre janë arrestuar si të dyshuar për pjesëmarrje në luftëra të huaja.

Ata janë R.T, A.M, A. K dhe V.Q.

KALLXO.com vazhdimisht kishte qëndruar në hapësirat e aeroportit dhe Qendrës së Azilit në Vranidoll për të raportuar në lidhje me të rikthyerit.

Prokuroria e Shtetit sot ka thënë se ndaj katër burrave të rikthyer mbrëmë kanë filluar procedurat ndërsa ndaj të njëjtëve kishte edhe urdhër arrest.

Ata po qëndrojnë në Burgun e Sigurisë së Lartë derisa prokuroria të kërkojë një masë të sigurisë për ta.