Kështu tentohet të eksportohen afër 1 mijë kg drogë nga Ferizaj në diasporë(Video)

Në Krushë të Madhe të Rahovecit më 25 prill të këtij viti Policia me urdhër të gjykatës kompetente ka bastisur një shtëpi, ku ka gjetur dhe konfiskuar rreth 800 kilogramë substancë narkoltike të llojit marihuanë.

Tre persona janë arrestuar ndërsa Policia është vënë në ndjekje të personave të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Rubrika “Policia” ofron pamje ekskluzive nga gjetja e drogës, e cila ishte fshehur në disa tavolina të bardha. Pas hapjes së tyre shihet se droga ishte e mbështjellë në qese të bardha.

Në lokacionin e dytë, në fshatin Bibaj të Ferizajt, Policia gjeti dhe konfiskoi edhe një sasi tjetër të narkotikëve. Rasti ishte vazhdim i aksionit të parë në Krushë të Madhe.

Në Bibaj droga ishte fshehur në disa dërrasa.

Aksioni vazhdon në një fshat tjetër të Ferizajt. Në Cërnillë droga ishte fshehur në disa tavolina.

Në Sojevë të Ferizajt, Policia e Kosovës gjeti dhe konfiskoi sasi të konsiderueshme të naroktikëve në një shtëpi të pabanuar.

Sasia e narkotikëve në këtë vend sipas zyrtarëve të Policisë arrinte peshën 400 kilogramë.

Pas mbledhjes së gjithë sasisë së drogës së konfiskuar dhe provave materiale të mbledhura në lokacionet ku u bë kontrollimi, njësitet e ndryshme të Policisë u drejtuan për në stacionin policor të Ferizajt, ku edhe u bë konstatimi i llojit të narkotikut dhe pesha e përgjithshme.

Gjatë këtij aksioni të zhvilluar në katër lokacione, Policia konfiskoi 820 kilogramë marihuanë.

Lidhur me këtë operacion,  KALLXO.com raportoi më 28 prill se djali i ish-kandidatit të AAK-së për kryetar të Komunës së Rahovec, Islam Gashit, është arrestuar në shtëpinë e tij në Krushë të Madhe.

http://kallxo.com/djali-ish-kandidatit-te-aak-se-per-kryetar-te-rahovecit-kapet-100-kg-droge/