Ardian Arifaj, Këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi
Këshilltari i Presidentit: Korrigjimi i kufijve nuk është hequr nga tavolina
Ardian Arifaj, këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi ka reaguar ndaj analizave që thonë se ideja e korrigjimit të kufijve ka vdekur në Samitin e Berlinit,
Arifaj në DebatPernime tha se asnjë ide nuk është larguar në Samitin e Berlinit që u mbajt më 29 prill.
“Në Berlin nuk i është vënë pikë asnjë ideje. Dialogu nuk ka hyrë ende në fazën përfundimtare, janë mbajtur tri takime të Presidentëve dhe tashmë e kemi edhe dialogun shtetëror për dialogun që ende nuk ka mbajtur asnjë takim dhe ende nuk e dimë e cila do të jetë marrëveshja përfundimtare”, tha ai.
Ai shtoi se edhe në samitin e ardhshëm në Paris do ta shtyjnë idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.
“Presidenti e ka përsëritur disa herë që njohja e menjëhershme e Pavarësisë së Kosovës, e pakushte nga ana e Serbisë dhe bashkëngjitja e Luginës së Preshevës, si pjesë e korrigjimit të padrejtësive historike dhe si garancë që me u rujtë popullata shqiptare në Luginën e Preshevës”, tha Arifaj.
Deklaratën e plotë mund ta ndiqni më poshtë: