Foto: ZKM

Këshilltari i Pacollit: Mbështetje Haradinajt për taksën, heqja e saj tradhti kombëtare

Këshilltari i kryediplomatit kosovar, Behgjet Pacolli, Jetli Zyberaj, ka thënë se përkrah qëndrimet e kryeministri të Kosovës, Ramush Haradinajt për taksën 100 % ndaj Serbisë.

“Plotësisht në mbështetje të qëndrimit të Kryeministrit Haradinaj në Berlin për të mbajtur tarifën tregtare kundër Serbisë dhe Bosnjës si mjetin tonë të fuqishëm kundër luftës diplomatike dhe hibride serbe kundër Kosovës”, shkroi Zyberaj në “Facebook”.

“Ne nuk e hoqëm taksën kur aleati ynë kryesor Shtetet e Bashkuara e kërkuan, nuk ka asnjë arsye dhe argument për ta bërë këtë tani”, thuhet tutje në reagimin e tij.

Ai ka konsideruar tradhti kombëtare nëse do të hiqej taksa 100 për qind ndaj mallrave me prejardhje nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

“Heqja e tarifave do të paraqiste një lloj tradhëtie kombëtare. Ne jemi kundër heqjes”, deklaroi ai.

Ndryshe, sot gjatë ditës Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj ka takuar në Berlin kancelarën Angela Merkel.

Haradinaj tregon garancitë që mori nga Angela Merkel

.