Albena Reshitaj, ish Ministre, MMPH

Këshilltari i kryeministrit mohon shkarkimin e ministres Reshitaj

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Halil Matoshi, ka mohuar shkarkimin e ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.

Ai ka thënë se deri më tani nuk ka dëgjuar se ka ndodhur diçka e tillë.

Matoshi po ashtu ka mohuar edhe informacionin e shpërndara në disa media që siç thuhet shkak i shkarkimit të ministres ishte një mosmarrëveshje mes saj dhe kryeministrit Haradinaj për formimin e Task-Forcës për Ambientin.

Ai ka thënë se nuk ka pasur mosmarrëveshje rreth formimit të kësaj Task-Force përkundrazi sipas tij këtë e ka përkrahur vetë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

RTV21 ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Reshitaj por nuk ka qenë e qasshme./21Media