Sokol Havolli (në mes). Foto: Facebook

Këshilltari i Isa Mustafës, Zëvendës Guvernator i Bankës Qendrore

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar sot se Sokol Havolli është emëruar zëvendësguvernator i BQK-së.

Emërimi i Havollit në këtë pozitë është bërë në mbledhjen e mbajtur të BQK-së ku u diskutuan edhe rregullore për sistemin e pagesave dhe pasqyrave financiare.

“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 28 qershor 2018, miratoi si në vijim: Rregullore për Sistemin e Pagesave Ndërbankare;  Pasqyrat Financiare për tremujorin e parë të vitit 2018; dhe emërimin e z. Sokol Havolli Zëvendësguvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Tutje në njoftim thuhet se Bordi i Bankës Qendrore Republikës së Kosovës, gjithashtu u njoftua me raportin tre mujor janar-mars 2018 të Auditimit të Brendshëm dhe raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.

Mandatin e kaluar të qeverisë, Havolli ka qenë këshilltar i ish- kryeministrit Isa Mustafa ndërsa aktualisht është asambleist i LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prishtinës.