Ramush Haradinaj e Avni Arifi. Foto: Facebook

Këshilltari i Haradinajt i përgjigjet Mogherinit për taksën

Avni Arifi, këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, i është përgjigjur Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, në kërkesën e saj për heqjen e taksës 100% ndaj proshimeve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercgovinës, të vendosur nga qeveria e Kosovës javën e kaluar.

“Dëshiroj që Mogherini dhe ekipi i saj të ishinmobilizuar në zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë në të njëjtën mënyrë siç janë mobilizuar në heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë. Jam i befasuar kur shoh kaq shumë dinamikë dhe emocione në mbrojtjen e interesave serbe. Fatkeqësisht kjo qaje çoinë dështimin total të dialogut

Më herët gjatë ditës, Mogherini ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që Kosova ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

 

Kjo kërkesë nga Mogherini është bërë në një bisedë telefonike me Presidentin Thaçi.

Siç njofton Zyra e Mogherinit, në këtë bisedë janë shqyrtuar zhvillimet e fundit në kontekst të dialogut të ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

https://kallxo.com/mogherini-i-kerkon-thacit-te-hiqet-taksa-doganore/

“Përfaqësuesja e Lartë nënvizoi se vendimi i qeverisë së Kosovës për ta rritur taksën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në 100% vetëm e komplikon situatën dhe nuk sjell ndonjë zgjidhje ndaj problemeve të njerëzve ose të aspiratave të Kosovës për të tashmen dhe të ardhmen e saj. Ky vendim është një masë e cila nuk ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe duhet të revokohet”, thuhet në komunikatë.