Këshilli Shtetëror i Cilësisë konstituon Komisionin e Ankesave

Agjencia Kosovare për Akreditim, më saktësisht Këshilli i Cilësisë ka zgjedhur komisionin e ankesave që do të trajtojë ankesat e institucioneve të arsimit të lartë ndaj vendimeve të Këshillit.

Komisioni i Ankesave është kompletuar dhe ka zgjedhur kryetaren  në mbledhjen e parë të mbajtur dje.

Me shumicë votash të anëtarëve, Komisioni ka zgjedhur për Kryetare të këtij mekanizmi, Prof.Dr. Shykrane Gërmizaj.

Komisioni i Ankesave, së shpejti do të fillojë punën e tij, në trajtimin e ankesave të dërguara nga IAL-të.

Agjencia Kosovare e Akreditimit që është përgjegjëse për sigurimin e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë dhe akreditimin apo mosakreditimin e tyre.