
Agim Sopi. Foto: TV21/Youtube
Këshilli Drejtues kthen Agim Sopin në krye të Teatrit
Nga dita e nesërme regjisori Agim Sopi mund të rikthehet në krye të Teatrit Kombëtar të Kosovës
Kështu ka vendosur Këshilli drejtues i Teatrit Kombëtare të Kosovës në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme, 27 shator 2018.
Lajmi për Kallxo.com është konfirmuar nga Fisnik Ademi, kryetar i KD i TKK- së.
“Ne vendosën të respektojmë vendimin e KPMSHCK, edhe pse konsiderojmë se është një vendim i paligjshëm dhe ndërhyrje në punë e KD-së”, ka thënë Ademi.
Pak javë më parë Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, përmes një vendimi konstatoi se Sopi ishte shkarkuar jashtëligjshëm dhe nxori një vendim përmes së cilit obligon kthimin e Sopit në pozitën e drejtor i përgjithshëm të TKK-së.
Regjisori Agim Sopi ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të TKK-së, në fillim të këtij viti.