Foto: Ilustrim

Kërkon Para nga Babai për Mosshantazhim të Vajzës

Një person është arrestuar në Piranë të Prizrenit në dyshimin për shantazh.

Sipas policisë, i dyshuari vazhdimisht e shantazhonte prindin e një vajze duke i kërkuar para që të mos i publikonte fotografi diskredituese në rrjete sociale.

Të dyshuarit i është konfiskuar një llaptop dhe një celular, ndërsa me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

Po në Prizren, në një rast tjetër është arrestuar një person po për shantazh se do të publikonte fotot e një vajze.

Edhe këtij të dyshuari me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të shantazhit.