Uji

Kërkoi nga biznesi ryshfet për rregullimin e lejes mjedisore

Gjatë ditës së djeshme në Obiliq është arrestuar një person për marrje ryshfeti.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, i njëjti person është dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të prokurorit.

”Është arrestuar i dyshuari pasi që dyshohet se ka kërkuar ryshfet në shkëmbim të rregullimit të lejes mjedisore për një kompani. Si shpërblim për  rregullimin e kësaj leje i dyshuari ka marrë ryshfet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë me aktvendim të prokurorit.