Deputeti Armend Zemaj

Kërkohet Shkarkimi i Ministrit Dardan Gashi

Deputeti Armend Zemaj në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vënë në votim një mocion që kërkon nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkimin e Ministrit të Diasporës, Dardan Gashi i cili ishte parë duke gjuajtur me armë.

Zemaj i cili në emër të GP-së të LDK-së kishte kërkuar interpelancë nga Kryeministri i Kosovës për tu deklaruar lidhur me pamjet që ishin shfaqur në media ku ministri Gashi shihet teksa shtin me armë.

“Skenat e paraqitura në media tregojnë koncepte që përkthehen në kapjen e shtetit dhe treguesit e forcës.Qytetarët të Kosovës dëshirojnë siguri, nuk duan rrezikimin e jetës nga pa edukata e ministrave”, tha Zemaj.

Zemaj po ashtu kërkoi që ministri dhe personat tjerë qeveritarë të përfshirë në gjuajtje me armë të shkarkohen.

“Veprimet e tilla të dënueshme edhe me kodin penal të Kosovës, kërkojmë menjëherë shkarkimin e ministrit të diasporës dhe investimeve dhe personave tjerë qeveritarë të përfshirë”, tha Zemaj.