Kërkohet që deputetët të mblidhen për të votuar ndaljen e monopolit për homologimin

Deri sa po mbahet seancë dhe po diskutohej për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca kërkoi që rreth orës 14 : 30 deri në orën 15 të mblidhen të gjithë deputetët që të votojnë që të shfuqizohet Udhëzimi Administrativ i ministrit Pal Lekaj që rrezikon t’ia vazhdojë kontratën për homologimin e automjeteve kompanisë “EuroLab”.

“Ne kur propozuam atë procedurën e mbledhjes së përfaqësuesve të grupeve parlamentare, për me ardh deri te një kocensus sa i përket dokumentit që do ta hedhim në votim sa i përket ndërprerjen e monopolit për homologim në menduam që do të shkoj para pauzës jo pas pauzës. Pra meqenëse ndodhi pauza dhe siç po doket s’kemi numër të deputetëve ju kisha lut të gjithëve për një sensibilizim të jashtëzakonshëm sepse situata është qashtu është dita e fundit, sot nëse nuk merret një vendim automatikisht vazhdon monopoli për homologim edhe deri në vitin 2029. Kështu që kërkoj që të bëni thirrje për deputetët që në ora 2 e 30 ose tre të mblidhemi të gjithë pasi jemi patuar VV, AAK, DK, PDK, PSD edhe komunitetet, të gjithë janë nënshkruar të kësaj rezolute”, tha ai.

Deputeti i NISMA-s, Bilall Sherifi tha se kjo temë nuk do të duhej të priste kaq gjatë për votim, nëse konsiderohet e rëndësishme.

“Një çështje kaq e ndjeshme dhe sensitive është dashur të kryhet votimi atë ditë por jo deputetët iniciues kur ka përfunduar debati vec 15 kanë qenë në sallë. Pra një çështje që sot po marrka fund ish dashtë të kryhet ditën e premte”, tha Sherifi.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkoi që në orën 14:30 të gjithë deputetët të jenë në kuvend.

Të premten Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancën e jashtëzakonshme për ndaljen e monopolit të homologimit.

Në këtë seancë ishte propozuar që të shfuqizohet Udhëzimi Administrativ i ministrit Pal Lekaj që rrezikon t’ia vazhdojë kontratën për homologimin e automjeteve kompanisë “EuroLab”,.

Ky propozim dështoi të hedhet në votim për shkak të mungesës së kuorumit.

https://kallxo.com/kuvendi-deshton-te-shfuqizoje-udhezimin-administrativ-per-monopolin-e-homologimit/

Kuvendi ka vendosur që deri në orën 14:30 të mbajë pauzë.