Gjykimi në rastin "Syri i Popullit" FOTP KALLXO

Kërkohet përjashtimi i trupit gjykues dhe prokurorit në rastin ‘Syri i Popullit’

Mbrojtësit e të akuzuarve në rastin “Syri i popullit”, kanë kërkuar sot përjashtimin e trupit gjykues, kryetares  Naime Jashanica, anëtarëve Vesel Ismaili dhe Valbona Musliu Selimaj, dhe të prokurorit special Sylë Hoxha.

 

Avokati i të akuzuarit Sadri Ramabaja, Ramiz Krasniqi, deklaroi se ky ka qenë vendimi i të gjithë avokatëve. Ai deklaroi se tash trupi gjykues dhe prokurori detyrohen të ndërpresin seancën dhe lënda shkon tek kryetarja e Gjykatës e cila prite të vendos për përjashtimin apo jo të trupit gjykues.

Vërejtje kundër dëshmitarit Hashim Thaçi, pati edhe avokati i Azem Vllasit, Nasuf Hasani.

“Ne i patëm disa vërejtje lidhur me dëshmitarin Hashim Thaçi pasi e kam parë një tendencë të diskreditimit të avokatëve nga ana e dëshmitarit”, tha Hasani.

Arsyet e kërkesës për përjashtim e trupit gjykues dhe të prokurorit të rastit i tregoi edhe avokati Naim Radari, avokati i të akuzuarit Avni Llumnica

Sipas tij deri tek vendimi për të kërkuar përjashtimin e trupit gjykues ka ardhur pasi ata i kanë lejuar presidentit Hashim Thaçi të bëjë pyetje pa u kufizuar.

“Procesi sot është ndërprerë ngase ne avokatët kemi kërkuar përjashtimin e trupit Gjykues dhe prokurorit sepse ka ardh një i dëmtuar me bo pyetje dhe i është dhënë liria e pakufizuar me bo pyetje dhe ka marr rolin e presidentit”, tha Rudari.

https://kallxo.com/hashim-thaci-ftohet-ta-intervistoj-sadri-ramabajen/

.