Ilustrim

Kërkohet paraburgimi për të dyshuarin për kontrabandim të 200 kilogramëve mish derri

A. Thaqi ditë më parë u arrestua nga policia nën dyshimin se po kryente vepër penale të kontrabandimit me mallra.

Sipas prokurorisë, ai u kap me 200 kilogramë mish derri.

Prokuroria ka kërkuar që i dyshuari të paraburgoset.

KALLXO.com ka siguruar kërkesën e Prokurorisë në Gjilan në të cilën tregohet se si u arrestuar kosovari në fshatin Novosellë, në komunën e Kamenicës.

“Me datë 02.Korrik 2019, rreth orës 22.10 min , në rrugën e fshatit Novosellë komuna e Kamenicës  i pandehuri A. Thaqi me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material për vete apo për tjetër kënd, ka kaluar vijën kufitare duke shmangur kontrollin doganor ashtu që gjatë një kontrolle të zyrtarëve policorë që i është bërë veturës së tij, tek i njejti janë gjetur 200 kilogramë mish derri, pa asnjë dokument përcjellës për prejardhjen e mallit. Në këtë mënyrë i pandehuri me veprimet e tij për t’iu shmangur kontrollit doganor përmes rrugëve ilegale ka bërë bartjen e mallit duke i shkaktuar  buxhetit të Republikës së Kosovës dëm në vlerë të papërcaktuar me çka kishte për të kryer veprën penale Kontarabandim me mallra”, thuhet në kërkesë.

Mishi i gjetur është sekuestruar së bashku me veturën e cila po e bënte bartjen.

KALLXO.com kishte raportuar në lidhje me arrestimin e A.Thaqit për kontrabandë me mallra.

https://kallxo.com/policia-arreston-te-dyshuarin-per-kontrabande-me-mish/