Komuna e Shtimes - Foto: KALLXO.com

Kërkohet paraburgimi i Inspektorit të ndërtimit në Shtime

Prokuroria Themelore në Ferizaj,  njoftoi se sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj,  kundër të pandehurit T.S,  Inspektor i Ndërtimit në Komunën e Shtimes.

Sipas njoftimit të Prokurorisë në Ferizaj kjo kërkesë është parashtruar  për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare, me të cilën do të kryente veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se i pandehuri T.S., me urdhër të Prokurorit të Shtetit gjendet në ndalim që nda data 19.02.2019.

KALLXO.com njoftoi dje se sipas Policisë Inspektori dyshohet se ka kërkuar ryshfet shumën prej 1800 euro nga  një ndërtues.