Prokuroria Themelore Pejë

Kërkohet paraburgimi e sekuestrimi i veturës së të dyshuarit që u kap me drogë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit G.B., pwr vepra penale të narkotikëve-drogave.

Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale, ndaj të pandehurit G.B., dhe të pandehurve R.M. dhe Sh.G., me dyshimin se kishin për të kryer vepër penale “Posedimi paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Policia e Kosovës gjatë bastisjes së veturës së tij ka konfiskuar 4kg e 917 gramë marihuanë dhe 1.2 gram narkotikë llojit kokainë, kurse tek dy të pandehurit tjerë janë konfiskuar 2 gram marihuanë.

Po ashtu kjo prokurori  ka lëshuar urdhër për kufizim të përkohshëm të veturës, ashtu që menjëherë pranë kësaj gjykate  ka  parashtruara kërkesën për sekuestrim e përkohshëm  të veturës.

Seanca dëgjimore për caktimin e këtyre masave pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë.​