Ilustrim

Kërkohet paraburgim për vrasjen në oborrin e shtëpisë në Istog

Prokuroria Themelore e Pejës, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës  se paraburgimit kundër të pandehurit, K.B., për shkak të dyshimit se ka kryer vrasjen e ndodhur më 12 shator të këtij viti.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Pejës, bëhet e ditur se hetimi ndaj të dyshuarit ka nisur më 12 shator të këtij viti sepse dyshohet se në fshatin Istog i Poshtëm i Komunës së Istogut ka privuar nga jeta të dëmtuarin A.D.

Përpos arrestimit, sipas njoftimit të Prokurorisë në Pejë, të dyshuarit i është bastisur edhe shtëpia dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.