Arkiv: Shani e Bahri Maloku, të vrarë në fshatin Plloçicë të Malishevës. Foto: Kallxo.com

Kërkohet Paraburgim për të Arrestuarit në Lidhje me Vrasjen në Plloçicë

Prokuroria e Gjakovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti që të caktojë masën e paraburgimit ndaj dy personave të arrestuar dje nën dyshimin se kanë kryer vrasjen e dy vëllezërve Maloku në Plloçicë të Malishevës.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Agron Matjani.

“Po, sapo dola nga seanca dëgjimore. Ne paraqitëm kërkesat ndaj dy të dyshuarve për paraburgim 30 ditor në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur dje në Malishevë”, tha Matjani.

Ai më tutje shtoi se tash pritet vendimi i Gjykatës në Gjakovë për të parë se çfarë mase do të shqiptohet.

Vrasja e dy vëllezërve Maloku ndodhi dje në orët e para të ditës në fshatin Plloçicë të Malishevës.

http://kallxo.com/dy-te-vrare-ne-malisheve/

KALLXO.com mësoi dje se njëri nga vëllezërit e vrarë ishte pjesëtar i FSK-së.

http://kallxo.com/njeri-nga-te-vraret-ne-malisheve-pjesetar-fsk-se/

Në lidhje me këtë vrasje dje u arrestuan dy persona.

http://kallxo.com/arrestohen-dy-persona-per-vrasjen-ne-malisheve/

Për KALLXO.com mbrëmë foli njëri nga dëshmitarët e vrasjes.

http://kallxo.com/video-flet-deshmitari-vrasjes-se-vellezerve-ne-pllocice-te-malisheves/

Vrasjen e dyfishtë në Plloçicë të Malishevës e dënoi Presidenti Hashim Thaçi.