Foto: Rtv21

Kërkohet drejtësi për vrasjen e gazetarit Bardhyl Ajeti

“Kur vritet gazetari, vritet shpirti i demokracisë” është motoja nën të cilën kërkohet drejtësi për vrasjen e gazetarit Bardhyl Ajeti, i cili u vra më 3 qershor të vitit 2005.

Analisti Haki Abazi përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se sot para teatrit kombëtar të Kosovës në Prishtinë do të ndezin qirinjtë në kujtim të gazetarit Bardhyl Ajeti.

“Sot me 3 Qershor, para teatrit kombëtar të Kosovës në Prishtinë, në ora 18:00, do të ndezim qirinjtë në kujtim të gazetarit Bardhyl Ajeti i cili u godit për vdekje me 3 Qershor 2005. Vrasja e Bardhylit nuk është zbardhur deri më sot”, ka shkruar Abazi.

Bardhyl Ajeti

Abazi ka shkruar për vrasjen  e  gazetarit  Bardhyl Ajeti duke thënë se  është vrasje e fjalës së lirë dhe tentim për të heshtur zërin e gazetarit.

“Mos-zbardhja e vrasjes së tij është kërcenim për të gjithë gazetarët. Nesër me prezencën tone dhe me një qiri, kërkojmë drejtësi për Bardhylin dhe nderojmë punën e tij si gazetar dhe njeri qe ka dënuar krimin, ka guxuar të shkruaj kundër krimit. Ne duhet të guxojmë të kërkojmë drejtësi për të. Ju lutem ejani dhe shpërndajeni tek njerëzit që drejtësinë e duan e krimin nuk e harrojnë dhe ngrisin zërin”, ka përfunduar Abazi.