Ferizaj

Kërkesë për paraburgim për tre të dyshuar për narkotikë

Për tre të pandehur në Ferizaj është paraqitur kërkesa për paraburgim nën dyshimin se të njëjtit kanë poseduar dhe dyshohet se kanë tentuar të shesin substanca narkotike psikotrope dhe analoge.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda ka njoftuar se sot, me urdhër të Prokurorit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, kundër tre të pandehurve B.G, B.R, dhe B.R, për shkak të dyshimit të bazuar se dje në Ferizaj, në Rr.”Elena Gjika” pas një kontrolli nga ana e Policisë së Kosovës-Sektori Antidrogë, tek i pandehuri B.G., kanë gjetur një sasi narkotik të llojit marihuanë me peshë 102 gramë.

Sipas njoftimit të prokurorisë, i pandehuri B.G, me të vërejtur hetuesit policorë , sasinë narkotike e ka hedhur në tokë, e që të njëjtën sasi e ka marrë nga i dyshuari B.R, ku ky i fundit e ka blerë nga i dyshuari tjetër B.R.

Sasinë e narkotikëve sipas prokurorisë, të pandehurit e kanë poseduar në mënyrë të pa ligjshme dhe pa autorizim si dhe të njëjtën e kanë pasur për qëllim ta shesin apo shpërndajnë, ku e njëjta sasi është konfiskuar  nga ana e policisë.

 Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar  se i pandehuri B.G., gjendet në ndalim që nga dje, kurse dy të pandehurit tjerë B.R, dhe B.R,  janë në arrati dhe në procedurën hetimore ndaj tyre me vendim të prokurorit të Çështjes është marrë aktvendim për fillim të hetimeve.