Kërkesë për paraburgim  ndaj të pandehurit për lëndim të rëndë trupor

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.Q.

Sipas njoftimit të prokurorit, për të pandehurin A.Q, ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit A.Q.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i pandehuri gjendet në ndalim që nga dje.