Kërkesë për paraburgim ndaj të pandehurit për kanosje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë sot kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj për paraburgimin e të pandehurit V.M.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.M. në institucionin  e kujdesit shëndetësor është bërë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale kanosje.

Sipas njoftimit i pandehuri gjendet në ndalim nga data 10 dhjetor.

Prokurori i rastit, i ka propozuar Gjykatës, që të njëjtit ti shqiptoj masën e Paraburgimit, e cila do të mbahet në qendrën Psikiatrike Forenzike në Prishtinë.