Arrest dhe Paraqitje në Polici për 10 Deputetët

Këta 5 deputetë opozitarë sipas vendimit të gjykatës do të paraqiten dy herë në javë në polici gjatë 30 ditëve të ardhshme.

Selimi, Hoti, Haskuka e Haxhiu dyshohen për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa Pantina vetëm për veprën e parë.

18:15

Deputetëve Donika Kadaj-Bujupi, Besa Baftiu, Pal Lekaj dhe Albulena Haxhiu u është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.

Atyre ky arrest u është caktuar nga gjykata për 30 ditë.

Lajmin e bëri të ditur Arianit Koci, avokati i Pal Lekajt.

Koci tha se gjykata refuzoi kërkesën e paraburgimit nga prokuroria për klientin e tij dhe 3 deputetët tjerë, duke caktuar arrestin shtëpiak për ta.

Avokati tha se do të ankohet në Apel edhe ndaj këtij vendimi.

17:20

Fisnik Ismailit i është caktuar arresti shtëpiak.

Betim Shala, avokati i Ismailit tha se gjykata nuk e aprovoi kërkesën e prokurorisë për paraburgim të klientit të tij.

Shala bëri të ditur se do të ushtrojë ankesë në Gjykatën e Apelit ndaj këtij vendimi.

16:10

Deputetja e lënduar e “Vetëvendosjes Albulena Haxhiu është intervistuar në spital nga prokuroria.

Prokurori Ilaz Beqiri tha se e ka kryer deklaratën te Albulena Haxhiu.

Haxhiu që u lëndua dje teksa u mundua t’i shmangej kontrollit në hyrje të Kuvendit është dërguar në Neurokirurgjinë e QKUK-së.

Bashkë me prokurorin te deputetja ishte i pranishëm edhe gjyqtari. KALLXO.com kapi në fotografi momentin kur u kthyen prokurori dhe gjyqtari nga spitali në Pallat të Drejtësisë.

gjyqtari prokurori

Edhe Fisnik Ismaili si katër kolegët e tij opozitarë është duke pritur vendimin për masën e sigurisë.

Prokurorja Shemsie Asllaani ka kërkuar paraburgim për Ismailin.

Deputeti i “Vetëvendosjes” po qëndron tashmë jashtë pallatit.

fisnik

15:10

Në këto momente në gjykatë është sjellë deputeti i “Vetëvendosjes“ Fisnik Ismaili.

Edhe për të pritet të nisë seanca dëgjimore e caktimit të masës së sigurisë.

ismaili

Betim Shala, avokat i Fisnik Ismailit tha për KALLXO.com se nuk pret që klientit të tij t’i caktohet ndonjë masë sigurie. Por megjithatë bëri të ditur se për masa të tilla vendos gjykata.

14:27

Prokurori kërkesën e bëri në seancën dëgjimore kundër këtyre deputetëve me arsyetimin e përsëritjes së veprës penale.

Këta katër deputetë edhe gjatë vitit të kaluar kanë kaluar nëpër procedura gjyqësore nën dyshimin për aktivizimin e gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit.

Përfundimin e seancës dëgjimore e konfirmoi për KALLXO.com arianit Koci, avokati i Pal Lekajt.

Koci tha se mbrojtja kundërshtoi kërkesën e prokurorit për paraburgim.

Vendimi për katër deputetët pritet të merret brenda dy orësh.

13:50

Prokurori hyn në gjykatë, nuk flet për medie.

13:25

Pas intervistimit në prokurori, në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë janë dërguar deputetët Donika Kadaj-Bujupi, Rexhep Selimi, Pal Lekaj, Shqipe Pantina.

Sipas gazetarit të KALLXO.com deputetët duke përshëndetur gazetarët kanë thënë “zajednicaa nuk kalon”.

Më herët është intervistuar edhe deputeti opozitar Pal Lekaj.

Para Pallatit të Drejtësisë është parë duke pritur edhe drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës Hysen Durmishi.

12:50

Sipas gazetarit të KALLXO.com në Pallat të Drejtësisë, gjykatës i ka shkuar kërkesa për masë sigurie ndaj deputetëve Donika Kadaj-Bujupi, Besa Baftiu, Pal Lekaj dhe Albulena Haxhiu.

Tre të parët u arrestuan dje nën dyshimet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (gazit lotsjellës), ndërsa Albulena Haxhiu u shtri në spital nën masa të rrepta sigurie për shkak të një lëndimi që e pësoi gjatë përpjekjes për t’i ikur kontrollit në hyrje të Kuvendit.

Haxhiu dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Arianit Koci, avokati i Pal Lekajt e konfirmoi për KALLXO.com se klienti i tij është intervistuar sot në prokurori.

Sipas Kocit, prokurori i ka kërkuar deputetit të AAK-së Lekaj që të mos largohet nga Pallati i Drejtësisë, pasi mund t’i caktohet masë sigurie.