Takimi i Thaçit me Boyko Borisov | Foto: RTV 21

Kërkesat e Thaçit për Shtetin që Kryeson BE-në

Presidenti Hashim Thaçi është duke qëndruar në Sofje të Bullgarisë në një takim të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe kryetari i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesja e politikës dhe sigurisë Federica Mogherini dhe komisionari europian për politikën e fqinjësisë së mirë dhe negocijimit Johanes Hahn.

Në këto çaste Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke zhvilluar një takim bilateral me kryeministrin bullgar, Boyko Borisov, i cili ka mbledhur të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së.

Në këtë takim sipas Presidencës së Kosovës, do të bisedohet për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Presidenti Thaçi gjithashtu do të kërkojë mbështetjen e Bullgarisë për perspektivën europiane të Kosovës, meqë ky shtet kryeson Presidencën e BE-së.