Sheshi para Qeverise dhe Kuvendit të Kosovës - FOTO: KALLXO

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme për rastin e të miturës nga Drenasi mbledh Kryesinë e Kuvendit

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare.

Në këtë mbledhje do të jetë rendi i ditës, ku do të bëhet shqyrtimi i kërkesës së 40 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.

Ndryshe Lëvizja VETËVENDOSJE! së bashku me Grupin parlamentar të LDK-së dhe Alternativa-s, dje dorëzoi kërkesën për seancë të jashtëzakonshme lidhur me ngacmimin seksual, përdhunimin dhe kryerjen e abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale.