Foto: Atdhe Mulla

Kërcënohet Zyrtari i KKZ-së në Podujevë

Përfaqësuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor, Arbër Sfishta është kërcënuar nga një person në Qendrën e Votimit në Shkollën “Isa Boletini” në Podujevë. Rasti i kërcënimit është paraqitur edhe në Policinë e Kosovës.

“Më tha ku mbesim ne kur të përfundon procesi i votimit pas orës 19”, ka rrëfyer Sfishta për Kallxo.com.

Zyrtari i KKZ-së, ka treguar se personi që e ka kërcënuar nuk kishte dokumentet e nevojshme të identifikimit.

“E veta nëse ka ID dhe personi i panjohur më tha që jam më i madhi. Unë i kërkova menaxherit me u marr me të, por ai vazhdoi”, tha Sfishta.

Në vendin e ngjarjes janë edhe Policia e Kosovës, të cilat janë duke e intervistuar zyrtarin e kërcënuar të KKZ-së.