Kërcënohet Islam Pacolli
01.12.2018 - 22:06
Deputeti i Kuvendit të Kosovës është kanosur gjatë ditës së djeshme nga një person.
Pacolli ka thënë për KALLXO. com se ai dhe familja e tij është kanosur përmes një SMS në telefon.
“Kanosja ka qenë përmes SMS dhe ka qenë jashtëzakonisht shqetësuese.Unë e kam paraqitur rastin në polici pasi që jam kanosur unë dhe familja ime”, tha Pacolli.
Ai tutje ka shtuar se nga informacionet që ka, personi i cili e ka kanosur atë, e i cili sipas tij është i njohur për policinë ende nuk është dorëzuuar në polici. “Rasti është praqitur në polici dhe mendoj se është detyrë e organeve të drejtësisë të merren me të”, u shpreh Pacolli.
Rasti i këtij raportimi të kërcënimit ishte raportuar edhe nga policia në raportin ditor.