Zana Cimili, gazetare

Kërcënohet gazetarja Zana Cimili, reagon AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar kërcënimet dhe gjuhën e urrejtjes ndaj gazetares Zana Cimili.

AGK përmes një reagimi njofton se e ka marrë me shqetësim njoftimin e korrespondentes së televizionit regjional N1 në Kosovë, Zana Cimili, për kërcënimet me jetë që ka marrë përmes rrjeteve sociale.

Gazetarja Cimili është kërcënuar nga një person, i cili, siç njofton, AGK-ja në një fotografi të vajzës së saj të postuar në Instagram, ka shkruar një koment në gjuhën serbe duke thënë se gjithnjë e më shumë e ka dëshirë jetësore që ta vrasë një shqiptar.

“Bile, pa problem me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari. Është e pabesueshme kjo. Ndërsa ti me punën tënde ke kontribuar, të falënderohem për këtë”, ka qenë kërcënimi i kërcënuesi drejtuar gazetares Cimili, njofton AGK-ja.

Për më tepër, po sipas GAK-së,  personi në fjalë, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, ka vazhduar me nxitje të gjuhës së urrejtjes.

“Shpresoj që një luftë e re do shpërthejë në Kosovë dhe që kësaj radhe terroristët dhe okupatorët shqiptarë të kenë mundësinë të ndjejnë gjithë atë zemërim të serbëve, dëshirën për drejtësi dhe liri!”, ka qenë kërcënimin tjetër ndaj gazetares.

AGK bën thirrje për distancimi nga gjuha e tillë dhe kjo qasje e rrezikshme ndaj gazetarëve. Të gjitha kërcënimet ndaj tyre, posaçërisht thirrjeve për dhunë ndaj grave gazetare, janë të papranueshme.

“AGK pret nga institucionet kompetente që në kohën më të shkurtër të zbulojnë se kush qëndron pas këtyre kërcënimeve. Duhet vepruar menjëherë sepse reagimi i ngathët bën që rastet e këtilla të marrin hov, duke pas si qëllim futjen e frikës tek gazetarët”, thuhet më tej reagimin e AGK-së.