Njaçi Thaçi, Drejtori i ri Menaxhues i KEK, Foto; Facebook/Njazi Thaçi

Kërcënimi i Njazi Thaçit, reagon Bordi i KEK-ut

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë shprehur shqetësimin e tyre pas lajmit se është kërcënuar drejtori i kësaj korporate, Njazi Thaçi.

KEK përmes një komunikate kanë bërë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë të ndërmarrin të gjitha masat e duhura dhe ta hetojnë me prioritet këtë rast.

“Bordi shpreh mbështetjen e plotë për drejtorin menaxhues Njazi Thaçi dhe ndjen keqardhje për shqetësimin që i ka ardhur nga persona të papërgjegjshëm. Nga ana tjetër Bordi i Drejtorëve të KEK-ut garanton aksionarin, Qeverinë e Kosovës dhe qytetarët se çdo konkurs dhe veprim do të mbikëqyret në detaje nga bordi”, është thënë në reagimin e tyre.

Tutje, kanë theksuar se “sikurse edhe në të kaluarën edhe tani i gjithë procesi i punësimit do të jetë i hapur dhe transparent”.

Në ketë rast, KEK paralajmëron se në çdo kohë dhe në çdo moment të gjithë palët e interesuara do të kenë qasje në mënyrën e përzgjedhjes por assesi nuk do të tolerojnë që punësimet të realizohet përmes presioneve çfarëdo qofshin ato.

KALLXO.com kishte raportuar mbrëmë se Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi ishte kërcënuar për një konkurs pune.

https://kallxo.com/kercenohet-drejtori-i-kek-ut-njazi-thaci/

.