Qeveria Haradinaj në njërën nga mbledhjet | Foto: ZKM

Kërcënimet e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, reagon ministri Pal lekaj

 

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka reaguar lidhur paralajmërimin e Listës Serbe për t`u bashkuar me opozitën kosovare për të rrëzuar qeverinë Haradinaj.

Sipas Lekajt, Lista Serbe duhet të heq dorë nga “kërcënimet boshe”, dhe që sipas tij, serbët duhet të kuptojnë përfundimisht se janë qytetarë të Kosovës.

“Qeveria Haradinaj respekton të gjitha obligimet kushtetuese ndaj partnerëve të koalicionit. Por të gjithë duhet ta kenë të qartë se ekzekutivi i Republikës së Kosovës merr vendime të pandikuara nga shtetet fqinje. Prandaj edhe Lista Serbe duhet të heq dorë nga kërcënimet boshe dhe ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se janë qytetarë të Republikës së Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran”, ka shkruar ministri Lekaj në rrjetin social “Facebook”.

Përmes kësaj komunikate Lekaj thotë se edhe pse zgjedhjet janë larg nuk kanë frikë nga to, pavarësisht përpjekjeve për ta rrëzuar qeverinë aktuale.

“Ne do vazhdojmë të qeverisim me vendin pavarësisht që çdo javë po “bie qeveria” herë nga Lista Serbe e herë nga të tjerët. Ne nuk kemi frikë nga zgjedhjet ndonëse ato janë larg”, ka shkruar ministri i MI-së.