Foto: Ilustrim

Keqpërdorim Seksual i të Miturit në Podujevë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje pasdite në Podujevë dy persona nën dyshimin se kanë keqpërdorur seksualisht një vajzë të moshës së mitur.

Në raportin e saj të përditshëm Policia njofton se viktima e këtij rasti është dërguar në strehimore.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka dhënë të tjera hollësi për këtë rast.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës për veprën penale të Keqpërdorimi seksual të personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet parasheh dënimin nga 5 vite deri në 20 vite burgim.