Autostrada Prishtine - Hani i Elezit Foto: KALLXO.COM

Këputet vinçi i ‘Bechtel-Enka’, lëndohen tre punëtorë

Tre punëtorë të kompanisë ‘Bechtel- Enka’ janë lënduar sot rreth orës 17:30 pasi një vinç është rrëzuar gjatë punëve në autostradën Prishtinë- Hani i Elezit.

Lajmin për incidentin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Ai tha se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 17.30 në polici ka ardhur informacioni se një pjesë e një vinçi të kompanisë ‘Bechtel-Enka’ është këputur dhe ka lënduar tre persona. Ata janë dërguar së pari në Kaçanik e më pas në Ferizaj për trajtim mjekësor. Sipas mjekëve, lëndimet e marra nuk janë serioze dhe të lënduarit janë jashtë rrezikur për jetë”, tha zëdhënësi Agim Gashi.