Këngëtarja amerikane Shilpa Ray performon sot në Prizren

Këngëtarja dhe tekstshkruesja amerikane Shilpa Ray performon sot në mbrëmje në Kino “Lumbardhi” në Prizren.

Kanceri i amerikanes Rya do të mbahet duke filluar nga ora 21:00 dhe hyrja për të përcjellë atë do të jetë falas.

Organizatorët e këtij koncerti bëjnë të ditur se mbrëmjen do t’a hapin dhe mbyllin djemtë e grupit “Tetris” nga Prishtina.

Prishtinasit e tetrisit gjatë prezantimit të tyre në këtë mbrëmje  do të sjellin tinguj të bazuar në frazat hipnotike nga një numër tingujsh synth dhe deep bass të cilat do të shoqërohen nga imazhet e filmave eksperimental të viteve 20’ dhe 30’ të kompiluara nga Tetris.