Këmbësorja goditet nga vetura në Nadakovc të Vushtrrisë

Një këmbësore është goditur dje nga një veturë në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari, derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, ka goditur këmbësoren, e cila ka pësuar lëndime trupore.

Në njoftim thuhet se këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.