Këmbësori goditet nga vetura në Prishtinë

Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti.

Ahmeti ka se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë. Në këtë aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori A.M”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se këmbësori A.M për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.