Foto: Vrojtuesit e Lagjes/Facebook

KEK-u flet për tymin e oxhaqeve të termocentraleve

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka dhënë sqarimin për tymin e zi që është parë të dalë sot në mëngjes në termocentralet në Obiliq.

Sipas KEK-ut, arsyeja e tymit të zi është si rezultat i kthimit në prodhim të bllokut ‘A3’.

“Ajo qe shihet sot është si rezultat i kthimit në prodhim të “Bllokut A3” cili ka qenë në revizion të përgjithshëm, i ndalur për 4 muaj rresht.  Gjithnjë duke u bazuar në programin e dhënë nga OE, gjatë kësaj kohe në dalje të oxhakut do të jetë prezent tymi pak me i theksuar si dhe  zhurma që do paraqitet gjatë testimit. Gjatë fazës së startimit të njësisë gjeneruese situatë e tillë (tym më i theksuar) është e pashmangshme”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Sipas njoftimit të KEK-ut, kjo ndodh prej kur janë instaluar këto paisje në Kosovë, 60 vite më  parë.

Ministri reagon për tymin që del nga oxhaqet e termocentralit në Obiliq

Sipas KEK-ut, tymi i zi shkaktohet nga ndezja e gjeneratorëve me anë të djegies me naftë dhe zgjatë disa orë, derisa të hynë në sistem ndezja e gjeneratorëve me thëngjill.

“Pavarësisht kësaj, ne mbesim me shpresë që do të kemi mirëkuptimin e gjithë qytetarëve sepse kjo është forma e vetme  cila na mundësin që qytetarëve të vendit të ju ofrojmë stabilitet energjetik edhe gjatë sezonit dimëror”, thuhet në fund të njoftimit.

Edhe ministri në largim i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, sot gjatë ditës reagoi për tymin e zi në Obiliq, duke thënë se ndihet i trishtuar për ndotjen ambientale që po bëhet.