Foto: KEK

KEK: Termocentralet Kosova A dhe B do të punojnë gjatë gjithë dimrit

Koorporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se është në fazën përfundimtare të investimet kapitale në blloqet e Termocentralit A dhe B.

Sipas KEK, këto investime do të ndihmojnë që gjatë sezonit dimëror këto blloqe të jenë në dispozicion të prodhimit të energjisë elektrike.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka filluar me kohë remontet kapitale në blloqet e TC-A-së dhe TC-B-së,  në mënyrë që para sezonit dimërorë t’i kemi të gjitha blloqet në dispozicin të prodhimit të energjisë elektrike”, thuhet në mes tjerash në komunikatën e KEK-ut.

“Ju njoftojmë se TC-Kosova B, ditë më pare ka përfunduar me sukses remontin kapital në njësinë B-2, dhe pas përfundimit të fazës testuese kjo njësi ka filluar prodhimin me kapacitet të plotë. Remonti kapital ka përfunduar me sukses edhe në njësinë A-3 të TC-Kosovës A, dhe sot ka filluar faza testuese tre ditore”, thuhet në komunikatën për media të KEK-ut.