KEDS reagon pas akuzave nga Termokos

Ngrohja qendrore publike e Prishtinës, Termokos ka akuzuar sot KEDS-in se për shkak të ndërprejeve të energjisë është ndalur furnzimi me ngrohje në kryeqytet.

Lidhur me këto akuza KALLXO.com ka kontaktuar zëdhënësin për media të KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili ka thënë se ka ndodhur për shkak të një prishje dhe se për momentin Termokos-i ka energji elektrike.

“Kishte ndodhur një prishje në asetet furnizuese të Termokosit. Por, KEDS duke e ditur edhe ndjeshmërinë, i ka dalë menjëherë në ndihme kësaj ndërmarrje dhe ka dërguar ekipet për të sanuar prishjen. Rreth orës 5:00 të mëngjesit ekipet e KEDS’it kanë arrritur të sanojnë problemin dhe Termokosi është duke u furnizuar me energji elektrike”, ka deklaruar Buzhala.

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët për këtë:

https://kallxo.com/termokos-fajeson-keds-in-per-nderprejen-e-ngrohjes-ne-kryeqytet/

.