Ilustrim: Poqi elektrik

KEDS njofton pse në Prishtinë u ndal rryma

KEDS ka njoftuar se sonte rreth orës 21:20 ka rënë nga puna nënstacioni 35/10 kV Prishtina 3.

Për pasojë, lagjet qendrore të kryeqytetit për disa minuta kanë qenë pa energji elektrike.

Sipas njoftimit, ekipet e KEDS-it kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur ta lokalizojnë prishjen.

Tash, vetëm një pjesë e lagjes Pejton është me prishje.

KEDS kërkon ndjesë dhe mirëkuptim nga konsumatorët dhe i siguron se po bën maksimumin që të ofrojë shërbime sa më kualitative.