Ilustrim

KEDS njofton për ndëprerje emergjente të energjisë në disa fshatra të Suharekës

KEDS ka njoftuar se sot, më 08.nentor 2018  në  nënstacionin 110/35/10kV Theranda  do të  ndërpritet energjia elektrike.

KEDS, njofton se nga kjo ndërprerje emergjente do të mbesin pa furnizim me energji elektrike disa fshatra të Komunës së Suharekës.

“Dalja 10 kV Mushtishti (Kodi: 32000002)   prej orës 15:00 deri në ora 15:10. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci”, ka njoftuar KEDS-i.