KEDS me aktivitete për fëmijë, u mëson të prodhojnë energji elektrike

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, edhe kompania energjetike KEDS, ka organizuar aktivitete që sipas një komunikate për media, mbi 250 fëmijë kanë festuar në oborrin e KEDS-it.

KEDS njofton se fëmijët mësuan se si prodhohet energjia elektrike, të cilën e prodhuan edhe vet përmes patateve, limonëve e materialeve tjera të thjeshta.

Sipas tyre, fëmijët ngjyroseshin dhe vizatonin edhe vet objekte të ndryshme të karakterit energjetike, përderisa në këndin tjetër kishte lojëra të ndryshme e në sfond dëgjohej muzikë për ta.

“Muajt e fundit shumë shkolla e kanë vizituar kompaninë ku nxënësit e shkollave fillore janë njoftuar në lidhje me funksionimin e KEDS-it si kompani dhe energjisë elektrike si sektor, përderisa gjatë vitit të kaluar KEDS kishte zhvilluar aktivitete të shumta në shkolla të ndryshme në lidhje me eficiencën e energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.