KEDS - Foto: KALLXO.com

KEDS dhe KESCO: Ne nuk përfitojmë asgjë nga taksa për RTK-në

Një ditë pasi kaloi në Parlament në lexim të parë projekt ligji për RTK-në, ku parasheh që financimi të bëhet përmes faturave të rrymës, ka reaguar kompanitë KEDS dhe KESCO.

Sipas tyre, nga taksa për RTK-në, ato nuk përfitojnë asgjë.

“KEDS dhe KESCO kanë mësuar nga mediat fillimisht se ekziston, pastaj që ka kaluar në lexim të parë projektligji për RTK-në ku parashihet që taksa të inkasohet nga kompania. KEDS dhe KESCO nuk dëshirojnë në asnjë rrethanë të interferojë në punën dhe vendimet e deputetëve. Por, meqenëse është apostrofuar emri i kompanisë si përfituese nga ky pprojektligj, ne e bëjmë të qartë se nuk kemi asnjë përfitim nga ajo taksë”, thuhet në reagimin e tyre.

Këto kompani kanë kërkuar nga deputetet që para se të dalin me komente e deklarime, të marrin informata më shumë.

“Për më tepër, duke e ditur se KEDS dhe KESCO janë kompani të rregulluara nga Zyra e Rregullatorit të Energisë (ZRRE) dhe ky institucion është i themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe i jep përgjegjësi këtij institucioni, kërkojmë nga të gjithë deputetët dhe partitë parlamentare që para se të dalin me konstatime se KEDS përfiton dicka nga kjo taksë, të marrin informacione nga ky institucion”, thuhet tutje në komunikatën për media.

“Cdo kompani e rregulluar, pra edhe KEDS dhe KESCO i kanë të Hyrat Maksimale të Lejuara, sikurse edhe fitimin e rregulluar, pra janë të përcaktuara strikt nga ZRRE. KEDS/KESCO sqaron për opinionin se janë të fokusuara vetëm në cështjet e energjisë elektrike, përkatësisht distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike dhe në asnjë aktivitet tjetër që interferon operimet tona”, thuhet në fund të reagimit.

Seanca e sotme, plot polemika e votime

.