KEDS dëmton gypin e ujësjellësit, tri lagje të kryeqytetit mbesin pa ujë
“KRU Prishtina” ka njoftuar se në lagjen Hajvali të Prishtinës është dëmtuar një gyp i ujësjellësit nga operatorët e KEDS-it.
“Para pak çastesh është dëmtuar sërish një gyp i ujësjellësit nga materiali Polietilen me diametër fi 225 mm në fshatin Hajvali, por kësaj radhe nga Operatorë të KEDS-it”, ka njoftuar kjo kompani në faqen e saj në “Facebook”.
Si pasojë e kësaj prishjeje, “KRU Prishtina” njofton se pa ujë do të mbesin tri lagje.
“Pa ujë të pijshëm deri në orën 01: 00 në mesnatë do të mbesin, Hajvalia, Çagllavica dhe Veterniku në tërësi me të gjitha rrugët e lagjes. Ekipet teknike të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në terren duke e bërë sërish të pamundurën në rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e zonave të mëdha të lartëcekura”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i kompanisë “KRU Prishtina”:
Dëmtohet gypi i ujësjellësit në Hajvali nga Operatorë të KEDS-it,
Prishtinë, 13 maj – Para pak çastesh është dëmtuar sërish një gyp i ujësjellësit nga materiali Polietilen me diametër fi 225 mm në fshatin Hajvali, por kësaj radhe nga Operatorë të KEDS-it.
Raste të tilla të palëve të tjera, operatorë apo kontraktorë janë shtuar dukshëm kohëve të fundit ndaj infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.
Pa ujë të pijshëm deri në orën 01: 00 në mesnatë do të mbesin, Hajvalia, Cagllavica dhe Veterniku në tërësi me të gjitha rrugët e lagjes.
Ekipet teknike të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren duke e bërë sërish të pamundurën në rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e zonave të mëdha të lartëcekura.