Alpinistja shqiptare, Uta Ibrahimi, rrugës për në majën më të lartë të botës - Foto: Facebook

Kazma e Uta Ibrahimit në Muzeun e Gjilanit

Uta Ibrahimi i ka dhuruar muzeut të Gjilanit kazmën me të cilën u ngjit në majën më të lartë të Botës në Everest.

Uta është gruaja e parë shqiptare e cila me sukses është ngjitur në majën më të lartë në tokë, Mont Everest me lartësi mbidetare prej 8848 metra, në muajin maj të këtij viti.

Me të njëjtën kazmë, ajo në shtator të po këtij viti ka shënuar ngjitjen e dytë, atë në majën e Manasolus, 8160 metra të lartë./21Media