Katër të lënduar në aksident trafiku në Fushë Kosovë

Një aksident ka ndodhur para 30 minutave në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë.

Në aksident janë lënduar katër persona.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Ajo tutje ka shtuar se tretman mjekësor deri më tani kanë kërkuar katër persona.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

KALLXO.com ju sjell fotografi nga vendi i ngjarjes.