Ilustrim

Katër të arrestuar për falsifikim të parave

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Pejë, pasi që dyshohet se ata posedonin para të falsifikuara.

Sipas policisë ata posedonin dy kartëmonedha 20 euro, disa kartëmonedha 20 euro të fotografuara si dhe pajisje që dyshohet të jenë përdorur për falsifikim të parasë.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.