Foto-ilustrim

Katër të arrestuar në Ferizaj për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës njofton për katër persona të arrestuar nën dyshimin se janë marrë me prostitucion gjatë muajve mars-prill të këtij viti në Ferizaj.

Sipas Policisë, të arrestuar janë tre të dyshuar të gjinisë mashkullore dhe një e dyshuar – Shtetase e Shqipërisë.

Të arrestuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore  për kundërvajtje  në Departamentin për Kundërvajtje.

Rasti nga Policia po trajtohet si marrje me prostitucion.