Katër muaj dënim me burg për rrahjen me tërfurk

Gjykata e Mitrovicës e ka dënuar më katër muaj dënim me burg të pandehurin Bedri Saraqi.

I njejti nga Prokuroria e Mitrovicës akuzohej se në tetor të vitit 2017 në fshatin Bivolak të Vushtrrisë në pronën kufizuese në mes të pandehurit dhe të dëmtuarit Adnan Saraqi, kishin një mosmarrveshje rreth rrjedhjes së ujrave të zeza.

E gjitha ngjarja sipas akuzës ksihte ndodhur kur në kufirin në mes të pronave të tyre – arën e të dëmtuarit Adnan Saraqi që është në kufi me pronën e të pandehurit Bedri Saraqi, pas një mosmarrëveshje në mes tyre.

I dëmtuari Adnan Saraqi kishte me vete një tërfurk me të cilin kryente punët në fushë, dhe pas fjalosjes i pandehuri e grushton në fytyrë Adnanin i cili i kthen grushtin, më pas i pandehuri ia merr nga dora tërfurkun dhe e godet me bisht të tij në dorën e djathtë të dëmtuarin Adnan Saraqi, duke i shkaktuar të njëjtit plagë mbrejtëse dhe thyerjen ashtit të dorës së djathtë që është lëndimi i rëndë trupor me pasoja të përkohshme për shëndet, sipas prokurorisë.

Ndërsa me këtë akuzohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Gjykatësi Radoslav Markoviq ka njoftuar se i pandehuri e kishte pranuar fajësinë për këtë vepër penale.

Ndërsa me rastin e shpalljes së aktgjykimit gjykata të pandehurin Saraqi e ka dënuar me katër muaj dënim me burg.

Në këtë dënim të pandehurit i llogaritet edhe koha e kaluar në parabugrim.

Kurse në arsyetimin e dhënë nga gjykatësi Markoviq lidhur me rastin ka thënë se për këtë dënim ishin llogaritur rrethana lehtësuese për të pandehurin.

“Duke marr parasysh se i pandehuri ka pranuar fajësinë se pendohet për kryerjen e veprës penale, që nuk do ta kryej prapë të njëjtën, që është mbajtës i familjes, gjykata ka zbutur dënimin ndaj të pandehurit dhe ka shpallur këtë masë të dënimit me burg”, ka thënë gjykatësi.

Gjykatësi Markoviq ka njoftuar palët prezente se kanë të drejtë ankesë lidhur me aktgjykimin.

Ndërsa mbrojtësi i të pandehurit, avokati Berat Peci i ka propozuar gjykatës që me pajtimin edhe të të pandehurit ky dënim të shëndërrohet në dënim më gjobë.

Kurse pas kësaj gjykata ka vendosur që dënimin prej katër muaj burg t’ia zëvendësoj të pandehurit në dënim më gjobë, me vlerë prej 2000 euro, siç ka thënë gjykatësi.

Këtë shumë i pandehuri duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmëris së aktgjykimit. Ndërsa nëse nuk e paguan këtë shumë, atëher gjykata do ta llogaritë një ditë burg me vlerë 20 euro.